Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kreshnik Gashi shefi i ri i AKI-së

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka njoftuar se ka emëruar shefin e ri të AKI-së.

Sipas njoftimit në krye të këtij dikasteri ka emëruar Kreshnik Gashin kurse Burim Ramadani është emëruar inspektor i Përgjithshëm i AKI-së.

“Në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore dhe në bashkërëndim me Presidentin, sot kam emëruar, Kreshnik Gashi, në postin e Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ndërsa Burim Ramadanin në postin e Inspektorit të Përgjithshëm të AKI-së. Profilet e të emëruarve, si figura publike me integritet dhe ekspertë për siguri, garantojnë profesionalizmin dhe kredibilitetin e AKI-së”, ka shkruar Haradinaj.

Image
Artikuj të ngjashëm