Zyra e kryeministrit njofton se presidenti, Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministrat Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi, kanë vendosur që të takojnë më 18 korrik Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Frederica Mogherini.
“Dorëzohet” Nisma, Limaj i bashkohet Thaçit në ekipin për dialog
Udhëheqësit e institucioneve do t’i konfirmojnë Mogherinit përkushtimin për dialog me Serbinë dhe angazhimin tyre për përfshirjen e opozitës në dialog, respektivisht krijimin e një ekipi gjithëpërfshirës” thuhet në komunikatë.
Ndërkohë KTV-ja merr vesh se po këtë ditë Komisioni Evropian pritet të publikojë vendimin për fillim të procedurave për heqje të vizave për shtetasit e Kosovës.
-
Partitë në pushtet bashkë me Thaçin të mërkurën te Mogherini
-
Thaçi e Mogherini diskutojnë për dialogun
-
Cilat janë pritjet e zyrtarëve të Kosovës nga takimet e të mërkurës në Bruksel
-
Deri dje Limaj i quante marrëzira përpjekjet e Thaçit për unifikim rreth dialogut
-
Veseli, Haradinaj e Limaj bashkë me Thaçin në Bruksel, PDK-ja kërkon të vendosë vija të kuqe