Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, njoftoi se i ka vizituar në Hagë Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, duke thënë se i ka gjetur “me moral të lartë dhe besimplotë në të drejtën e tyre”.
Krasniqi ka shkruar në Facebook se ata po bashkëndjejnë me fatin e qytetarëve të Kosovës, duke shtuar se liria fizike e tyre është e kufizuar, por “shpirti mbetet i pathyer”.
“Fjalët, qëndrimi dhe kurajo e tyre, më bindin në secilën vizitë se të tillë do të mbeten deri në ditën e madhe të rikthimit në atdhe. Megjithatë, qëndrimi i tyre i padrejtë në këtë vend, vazhdon të na rikujtoj sakrificat dhe çmimin e lartë të lirisë - që populli ynë vazhdon të paguaj edhe pas 25 vitesh. Keni të fala të gjithë, pa përjashtim, nga çlirimtarët tanë. Pa dyshim, dielli do të lind përsëri”, ka shkruar deputeti i partisë opozitare.
Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi po gjykohen për krime lufte në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Të katërtit ishin deklaruar të pafajshëm para trupit gjykues.
-
Krasniqi në Hagë: Thaçi e Veseli të palëkundur, mbajnë shpresat e shtetit
-
Krasniqi në Hagë: Dielli do të lindë përsëri
-
Krasniqi kërkon drejtësi për krerët e UÇK-së: Askush s’mund ta rishkruajë historinë
-
Hamza viziton Thaçin e Veselin: Kosova po i numëron ditët e rikthimit të tyre
-
Krasniqi viziton Thaçin, thotë se diskutuan për ndërtimin e Kosovës