Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka vizituar policin e plagosur në veri, Alban Rashiti, duke thënë se vullneti dhe vendosmëria e tij për të shërbyer e konfirmon besimin se “Kosova ka ndërtuar institucione të shkëlqyeshme të sigurisë”.
Krasniqi ka shkruar në Facebook të dielën se është mirënjohës dhe falënderues për policin e plagosur dhe për pjesëtarët e Policisë “të cilët gjithmonë janë në shërbim të Republikës së Kosovës”.
Policin e plagosur e ka vizituar edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Ai ka shkruar në Facebook se mes dhimbjes për humbjen e Afrim Bunjakut, e ka gjetur “forcën e krenarinë për punën profesionale të shokëve të tij”.
“Mes dhimbjes së madhe për humbjen e Afrimit, tek ai gjeta dhe forcën e krenarinë për punën profesionale të shokëve të tij, Policisë së Kosovës, në përballje me terroristë. Prindit të Albanit i thash të mburret me djalin e tij, sepse me të dhe shokët e tij mburremi të gjithë. Do të kapërcejmë secilën sfidë. Bashkë për Republikën”, ka shkruar ai.
“Vizitova policin Alban Rashiti, i cili u plagos në sulmin terrorist të mëngjesit të sotëm, dhe u gëzova që ishte mirë dhe jashtë rrezikut. Vullneti dhe vendosmëria e tij dhe e kolegëve të tij, për t’i shërbyer vendit dhe uniformës në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit tonë, na e konfirmon besimin se Kosova ka ndërtuar institucione të shkëlqyeshme të sigurisë. Mirënjohje e falënderim për Albanin dhe të gjithë pjesëtarët e policisë tonë, të cilët gjithmonë janë në shërbim të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.
-
Krasniqi dorëzon mandatin: PDK-ja u forcua por Kosova u dobësua
-
Krasniqi: Sakrifica e Afrim Bunjakut është gdhendur në historinë tonë kombëtare
-
Osmani nis takimin me Krasniqin
-
Krasniqi kritikon heshtjen e Qeverisë për arrestimin e ish-policit Arbnor Spahiu nga Serbia
-
Krasniqi pranon të takohet me Kurtin, Abdixhiku refuzon