Arbëri

Krasniqi: Veseli përmend vettingun për ta pastruar pasurinë kriminale

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Frashër Krasniqi ka thënë se “jo rastësisht Kadri Veseli si prioritet absolut e paska vendosur procesin e vettingut”.

“Ai është shumë i vetëdijshëm që qeveria e PAN nuk ka jetëgjatësi më shumë se 1-2 vite. Prandaj po do që ta bëjë një proces sipërfaqësor vettingu, në mënyrë që të pastrojë pasurinë e pajustifikueshme dhe kriminale të tij dhe të Klanit Pronto, para se të largohen nga pushteti”, ka thënë Krasniqi.

“Pra, mund të themi që kjo do të jetë qeveri e fshehjes së krimit. Prandaj insistuan me çdo kusht që të mbeten edhe pak në pushtet. E megjithatë krimet nuk do të mund t'i fshehin. Gjithçka do të zbardhet nën qeverisjen e VV që do të vijë shumë shpejt”, ka shtuar më tej ai.