Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti se po tentojnë ta kapin shtetin, pas ardhjes në pushtet.
Këtë ka thënë se po e bën përmes procesit të vetingut “me të cilin dalë nga dalë po shkon duke e zhveshur sistemin e drejtësisë prej pavarësisë”.
“Me e çkapë nga ‘Prontoja’ për me e kapë për vete. Një proces në të cilin ai do të krijojë shantazh të përhershëm këtu përmes kapjes së sistemit të drejtësisë. Këtë e ka bë të qartë VV-ja. Ne s’e kemi pasur këtë dilemë fare”, ka thënë ai në emisionin “60 Minuta” në KTV.
Sipas tij, “kapja që po e bën Albin Kurti është edhe më e rrezikshme, problematike, totalizuese se sa që ka qenë në të kaluarën”.
Madje ka thënë se “Kurti po e kap haptas shtetin”.
-
Kurti shpall fitoren, thotë se është i gatshëm për bashkëpunim me partitë e tjera
-
Kurti: Bashkë me Guxo për të luftuar padrejtësitë dhe korrupsionin
-
Krasniqi: Opozita ndihet e intimiduar nga Kurti
-
Kurti: Kurrë s’ka pasur më shumë kërcënime ndaj serbëve për ta votuar Listën Serbe
-
Shabani-Cacaj: Kurti po synon të futet në zgjedhje si viktimë, të mos ketë nevojë për opozitën