Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, thotë se vettingu në sistemin e drejtësisë duhet të ndodhë. Ai për “Ekonomia Online” ka thënë se e ka të paqartë pse po vonohet ky proces.
Krasniqi ka shtuar se propozimet që ka dhënë PDK-ja janë marrë parasysh.
“Procesi i vettingut duhet të ndodhë. Ne e kemi mbështetur qysh moti. Unë e kam takuar kryeministrin dhe i kam dhënë mbështetje për një proces që duhet të ndodhë. Propozimet që i kemi dhënë si Parti Demokratike e Kosovës janë mirëkuptuar dhe janë pranuar dhe sot dosja e vettingut gjendet në Kuvendin e Kosovës. Unë nuk e kam të qartë pse po vonohen dhe pse po hezitojnë të nisin këtë proces. Vettingu është proces që mund të bëjë dallimin e ta luftojë inefikasitetin. Por një gjë e tillë duhet të ndodhë në një proces të strukturuar legal, kushtetues, siç e kemi propozuar, përmes vettingut në Kuvendin e Kosovës jo me masa të tjera të cilat e ndikojnë pavarësinë e sistemit të drejtësisë”, tha Krasniqi./EO
-
Krasniqi pas takimit me Kurtin: Vettingu duhet të zhvillohet përmes Kuvendit
-
Krasniqi: Presidentja e ka obligim që sa më parë të shpallë datën e zgjedhjeve
-
Krasniqi kërkon drejtësi për krerët e UÇK-së: Askush s’mund ta rishkruajë historinë
-
Krasniqi: Sot u bë një konstatim se është bërë një konstituim i Kuvendit
-
Krasniqi: LVV qëllimisht po e zvarrit konstituimin, ministrat s’kanë shans të marrin votë