Dikur bashkëpunëtorë të afërt, sot përveçse të ndarë në parti të ndryshme, Jakup Krasniqi as nuk arrin të kuptojë rrugën që presidenti Hashim Thaçi drejt dialogut me Serbinë.
Në këtë situatë, sipas Krasniqit, deputetët do të duhej ta dërgonin presidentin Thaçi në Kushtetuese, pasi sipas tij, me udhëheqjen e dialogut ai po merr përgjegjësi të cilat nuk i takojnë.
“Ai po e merr një përgjegjësi që nuk e ka dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës do të duhej ta çonin atë në Kushtetuese”, ka thënë Krasniqi, përcjell Koha.net. “Kam problem për ta kuptuar se ky njeri a e ka një plan dhe një projekt se kah do të shkoj, unë nuk shoh se ka. vetë hyrja e presidentit në këtë çështje është jokushtetuese. Ne e dimë se Kuvendi i Kosovës e ka pasë një rezolutë më herët dhe të drejtën për të biseduar ia ka dhënë Qeverisë”, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi ka thënë se edhe Qeveria do të mund ta dërgonte këtë çështje në Kushtetuese mirëpo, me ironi ka thënë se “ka shumë punë e ka heq dorë nga dialogu”. Ka përsëritur fjalët e kryeministrit Haradinaj, i cili kishte deklaruar kohë më parë se ishte kjo arsyeja pse nuk po merr pjesë në procesin e dialogut.
Ka thënë se edhe heqja dorë nga kryerja e përgjegjësisë kushtetuese është shkelje e kushtetutës, duke iu referuar Qeverisë Haradinaj.
Edhe
Krasniqi: Nëse Haradinaj s’ka kohë duhet të largohet
Krasniqi thumbon “gatishmërinë e Veselit për të protestuar kundër Vuçiqit”
Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi në një intervistë për Rubikon të KTV-së ka komentuar deklaratat e kryeparlamentarit Kadri Veseli, i cili kishte thënë se është i gatshëm të protestojë nëse do të protestohej për fjalorin e përdorur nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq gjatë vizitës së tij në Kosovë.
Krasniqi ka hedhur gjithë përgjegjësinë në supet e Kuvendit të Kosovës.
“Këto ditë e dëgjova që kryetari i Kuvendit tha që edhe unë kisha dalë në protestë për të protestuar kundër Vuçiqit. Mendoj që politika serbe që 20 vite nuk e ka ndikimin e vetë në Kosovë. Nëse Vuçiqi ka ardhë në Kosovë dhe e ka mbajtë fjalën e vetë dhe e kanë dëgju edhe qytetarët dhe nëse në Kuvendin e Kosovës është në Listë Serbe që të bëhen politikat e Serbisë e jo të Kosovës qytetarëve të Kosovës përgjegjësia është e politikës së Kosovës”, ka thënë ai.
“Ardhjet e Vuçiqit në hapësirën e Kosovës dhe lavdërimi i Millosheviqit dhe bartja e politikës serbe në Kuvendin e Kosovës është përgjegjësi e politikës tonë”, ritheksoi Krasniqi.
Sipas tij, Veseli nuk do të duhej të thoshte diçka të tillë pasi problemet e Kosovës janë krijuar nga politikat e brendshme.
Edhe
Krasniqi: S’do të lejojmë të shkelet ligji
Kujtojmë se Vuçiq gjatë fjalimit të tij në veri të Mitrovicës lavdëroi figurën e Sllobodan Millosheviqit duke e quajtur madje "lider të madh".
Ndaj këtij fjalimi kishte edhe reagime edhe nga opinionistë e media ndërkombëtare.