Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se të akuzuarit nga Dhomat e Specializuara, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi janë shembuj që ndriçojnë rrugën “për brezat që po do të vijnë”.
Ai ka shkruar në Facebook të dielën se ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës simbolizojnë forcën, kurajën dhe frymëzimin “i cili e ka përbashkuar një popull”.
“Heronjtë janë më shumë se individë – pa çka se bartin emra të përveçëm. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe shokët e tyre, simbolizojnë forcën, kurajon dhe frymëzimin i cili ka përbashkuar një popull. Pavarësisht nga muret dhe kufizimet, shembulli dhe emri i tyre në mënyrë të pashmangshme i tejkalon ato dhe shkëlqen mbi Kosovë, duke ndriçuar rrugën për brezat që do të vijnë. Sot, është obligimi ynë që ta vazhdojmë ëndrrën dhe punën e tyre për shtetndërtim e fuqizim të kombit tonë”, ka thënë Krasniqi, duke njoftuar i ka vizituar familjarët e tyre.
Ai ka shtuar se edhe pas tre vjetëve të kaluara, “dielli do të lindë përsëri”.
Më 5 nëntor të 2020-s, ish-krerët e UÇK-së ishin arrestuar nga Gjykata Speciale dhe ishin dërguar në Hagë për gjykim. Aty po mbahen nën akuzën për krime lufte.
-
Krasniqi viziton Thaçin e Veselin: Po bashkëndjejnë me fatin e qytetarëve
-
Krasniqi në Hagë: Dielli do të lindë përsëri
-
Krasniqi uron Pavarësinë, viziton familjet e ish-krerëve të UÇK-së të cilët ndodhen në Hagë
-
Krasniqi kërkon drejtësi për krerët e UÇK-së: Askush s’mund ta rishkruajë historinë
-
Pesë vjet nga aktakuza ndaj Thaçit dhe të tjerëve