Ministri i Ministrisë për Administrimin e Pushtetit Lokal në Republikën e Kosovës, Elbert Krasniqi, ka thënë ndalimi i zëvendësdrejtorit të Policisë, Dejan Jankoviq dhe disa zyrtarëve të tjerë të Policisë së Kosovës nga komuniteti serb, është provë e qartë e pozicionit hipokrit të Serbisë.
Ai në një postim në Facebook ka thënë se Republika e Kosovës në kuadër të drejtave të avancuara për komunitete joshumicë e ka ndër të tjera të përcaktuar që zëvendësdrejtorin e Policisë ta ketë nga radhët e komunitetit serb, e në anën tjetër sipas tij, i njëjti është arrestuar pikërisht nga autoritetet serbe.
Ndërkohë, sipas tij, Serbia rrejshëm ankohet për të drejta të serbëve në Kosovë.
“Ajo pikërisht arreston, maltreton e kërcënon secilin serb që shfrytëzon të drejtat e tij në Kosovë e integrohet në vendin e tij. Rasti i sotëm i ndalimit nga Serbia të zv.drejtorit Jankoviq dhe disa zyrtarëve të tjerë të Policisë së Kosovës nga komuniteti serb është prova më e qartë e pozicionit hipokrit të Serbisë”, ka thënë Krasniqi.
-
MPJ-ja ende pa informacion nëse zëvendësdrejtori i Policisë është liruar nga Serbia
-
Serbia ndalon edhe një qytetar të Kosovës
-
Serbia thotë se Kosova e ka dëbuar edhe një polic serb
-
Serbia thotë se Kosova ka ndaluar tre pjesëtarë të MPB-së serbe dhe një ish-polic
-
Krasniqi kritikon heshtjen e Qeverisë për arrestimin e ish-policit Arbnor Spahiu nga Serbia