Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, Valbon Krasniqi, ka thënë se situata është rënduar për shkak të numrit të madh të pacientëve qe kanë kërkuar hospitalizim.
Ai ka thënë se në shtatë ditët e fundit mbi 13 mijë raste të reja janë konfirmuar në nivel vendi dhe gjatë këtyre ditëve brenda 24 orëve kanë pasur deri në 100 pacientë që kanë kërkuar ndihmë në spital.
Krasniqi ka shtuar se duke parë këtë rritje drastike, kanë mobilizuar të gjitha forcat duke bërë riorganizimin e stafit shëndetësor dhe jo shëndetësor dhe duke liruar edhe klinika tjera.
“Në raportin ditor kemi 929 pacientë të shtrirë në të gjitha spitalet, 35 janë në gjendje të rëndë kritike dhe gjithashtu 700 të kyçur në oksigjenoterapi. Jemi duke kaluar një situatë jashtëzakonisht të rëndë në të cilën shëndeti jo vetëm individual por edhe i qytetarëve është duke u rrezikuar”, ka thënë ai.
-
Nga 1300 pacientë me COVID-19, 90 për qind e tyre të pavaksinuar
-
Krasniqi: Pati lirim të pakontrolluar të masave, klinikat COVID-19 të mbingarkuara
-
903 pacientë të shtrirë në klinika e spitale
-
Krasniqi: Mbi 80 për qind të hospitalizuarve me COVID-19 në oksigjenoterapi
-
Deklarata e ditës: Kontradiktat e situatës me pandeminë në Kosovë, sipas Krasniqit