Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka thënë se gjendja nëpër spitale është e rënduar, për shkak të numrit të madh të pacientëve që janë të shtrirë me COVID-19.
Ai ka thënë se mbi 80 për qind të pacientëve të shtrirë nëpër SHSKUK janë në oksigjenoterapi.
“Sa i përket situatës, është e rënduar në kuptim të numrit të madh të pacientëve që i kemi të shtrirë dhe po ashtu të gjendjes së rënduar të tyre. Pothuajse, mbi 80 për qind e të hospitalizuarve po kërkojnë oksigjenoterapi dhe janë në oksigjenoterapi të vazhdueshme. Sa i përket medikamenteve, tash e kemi stabilizuar furnizimin me medikamente në masë të madhe, e në veçanti ato që janë bazike dhe që janë në udhërrëfyesin e protokollit klinik. Pothuajse të gjitha barnat në përjashtim të Remdesivirit dhe të një apo dy antibiotikëve, të tjerat janë të disponueshme në klinikat dhe spitalet e QKUK-së. Keni parasysh se këta pacientë, në veçanti të moshuarit, përveç COVID-19, kanë edhe sëmundje tjera dhe marrin edhe terapi tjetër dhe sigurisht që ato që nuk janë në lista kanë nevojë që t’i blejnë. Por, barnat të cilat përdoren për mjekimin e COVID-19, i kemi të siguruara, përveç atyre përjashtimeve që ju thash”, ka deklaruar Krasniqi për “Radio Evropa e Lirë”.
-
Shtatë pacientë me COVID-19 po trajtohen me oksigjenoterapi
-
98 pacientë me COVID-19 po trajtohen me oksigjenoterapi
-
SHSKUK: 90 pacientë po trajtohen për COVID-19
-
SHSKUK: Mbi 1,000 pacientë po trajtohen me oksigjenoterapi, 79 të tjerë në gjendje të rëndë
-
COVID-19: 1259 pacientë në spitalet dhe klinikat e Kosovës, 1060 me oksigjenoterapi