Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, para komitetit anti-COVID ka shpalosur kontradiktat e situatës me pandeminë në vend.
“Kjo rritje për ne në një periudhë kaq të shkurtër kohore është jashtëzakonisht shqetësuese, për faktin që nëse vazhdon ky trend i rritjes të të spitalizuarve kjo nënkupton që mbase brenda muajit mars do të tejkalohen kapacitetet e planifikuara dhe ne si ShSKUK, i bëjmë thirrje këtij komiteti dhe Qeverisë të mendojë seriozisht edhe për alternativa të tjera për të rritur kapacitetet në shtretër. Neve si ShSKUK po na kërkohet që të mbajmë të gjitha shërbimet shëndetësore për të gjithë pacientët, nga ana tjetër të rrisim kapacitetet në shtretër e nga ana tjetër, shohim mosrespektim të masave ekzistuese ose mosmarrje të masave të reja. KËTO TË TRIA, ANËTARË TË KOMITETIT TË NDERUAR, BASHKËRISHT NUK SHKOJNË. Ne nuk kemi spital rezervë, ne nuk kemi spital të veçantë të COVID-it dhe çdo pacient i dyshuar apo i konfirmuar me sëmundjen e COVID-it do t'i zërë shtratin një pacienti tjetër.
Shifrat me të vërtetë janë shqetësuese dhe nëse i kushtojmë një kujdes të veçantë të dhënave që u paraqitën nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, i bie se rreth një e treta e të gjithë pacientëve deri më tani... ose qytetarëve që janë konfirmuar pozitiv në Sars - COV - 2, janë të moshës mbi 50-vjeçare.
Pra, potencialisht një pjesë e madhe e këtyre të infektuarve ka mundësi që të sëmuren dhe të kërkojnë trajtim spitalor. Kjo është një mbingarkesë shumë e madhe. Aktualisht i kemi mbi dy mijë e dyqind profesionistë shëndetësorë dhe staf mbështetës të cilët janë duke u kujdesur 24 orë për këta pacientë.”
-
SHSKUK-ja kërkon nga MSH-ja të shtojë numrin e infermierëve
-
Krasniqi: Pati lirim të pakontrolluar të masave, klinikat COVID-19 të mbingarkuara
-
Krasniqi: Jemi në situatë jashtëzakonisht të rëndë, mbi 900 pacientë të hospitalizuar
-
Krasniqi: Ne po marrim shtretërit e pacientëve që nuk janë me COVID-19 sa herë që kemi raste të reja
-
Krasniqi: Sistemi shëndetësor po rrezikohet për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19