Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka thënë se që nga 1 marsi ka pasur rritje të raste të të infektuarve, duke shtuar kështu edhe numrin pacientëve në spitale.
Ai në emisionin "SOT" në KTV, ka thënë se sot në nivel të vendit janë mbi 740 pacientë që janë duke marrë shërbime e që janë të infektuar me COVID-19.
Krasniqi ka thënë se për 15 ditët e fundit janë shtuar 200 pacientë më shumë në klinikat e vendit, duke e quajtur këtë ngarkesë për sistemin shëndetësor. Ai ka thënë se për çdo të infektuar, i marrin shtretërit e pacientëve që nuk janë të infektuar.
“Jemi duke përgatitur edhe klinikat e Internos që të përballojmë fluksin e pacientëve. Klinikat janë pothuajse të përmbushura edhe në Klinikën Infektive, Pulmologjinë edhe atë Sportive. Në të njëjtën kohë edhe spitalet e përgjithshme janë jashtëzakonisht të ngarkuara”, ka thënë ai.
Krasniqi ka thënë se për ndërtimin e spitalit COVID, Ministria e Shëndetësisë kishte filluar procedurat për shndërrimin e një spitali që po ndërtohet porse një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Edhe
Krasniqi: Sistemi shëndetësor po rrezikohet për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19
Ai tutje ka shtuar se është bërë më shumë se një vit që Kosova ka regjistruar rastet e para me COVID-19, duke shtuar se tashmë është bërë e qartë se, sa herë që nuk respektohen masat, atëherë rriten rastet me koronavirus.
Krasniqi ka thënë se kohëve të fundit ka një relaksim të madh të të gjithëve, duke shtuar se edhe pacientët që po rezultojnë pozitivë me COVID-19 nuk po izolohen.