Frashër Krasniqi, deputet i Vetëvendosjes, përmes Facebookut ka njoftuar se për seancën e ardhshme të Kuvendit të ka dorëzuar pyetjen parlamentare për ministrin e Bujqësisë Nenad Rikalo i akuzuar nga banorë të Dardanisë së Prishtinës për keqtrajtime gjatë luftës, transmeton Koha.net.
Në këtë pyetje Krasniqi kërkon përgjigje nga Raiklo të tregojë se ku qenë në Kosovë gjatë viteve 1996 – 1999.
Ky është shkrimi Krasniqit:
“Sapo dorëzova pyetje parlamentare ndaj ministrit Nenad Rikalo.
Pyetja e parë parlamentare në Kuvend do të lidhet me të kaluarën e tij dhe dëshmitë e banorëve shqiptarë për tortura gjatë luftës.
Ramush Haradinaj le ta dijë që nuk do të mund të na i kthejë në pushtet banditët e Arkanit dhe Millosheviqit”.

-
Krasniqi pyet Rikallon se a ka kryer tortura e dhunë ndaj shqiptarëve gjatë luftës
-
Prokuroria Speciale nuk gjen prova për përfshirje të Rikallos në krime lufte
-
Raporti i KTV-së për “rastin Rikallo” në seancën e Kuvendit
-
Haradinaj: Kur janë dënuar komandantët e UÇK-së disa jeni gëzuar e keni festuar
-
Krasniqi: PDK mbështet hetimin ndaj Rikallos pa keqpërdorim politik