Deputeti i VV-së, Xhelal Sveçla, ka kërkuar në emër të dy dëshmitarëve që të shkarkohet ministri i Bujqësisë Nenad Rikallo nga ky post si dhe dërgimi në Prokurori të këtij rasti.
“Të gjithë dëshmitarët deklarojnë se Rikallo është parë në vazhdimësi me kapelë ushtarake. Banorët përmendin edhe thyerjet e lokaleve e banesave. Rikallo në vitin 1998 i përkiste grupeve kriminale që dhunonte e dëbonte shqiptarëve, i furnizonte të tjerët për të kryer krime”, tha ai.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi tha se drejtësia nuk është e barabartë për shqiptarët dhe serbët, sepse shqiptarët janë dënuar pa prova duke përmendur vëllezërit Kiqina, Sylejman Selimin e Sami Lushtakun.
Për këtë ka reaguar kryeministri Ramush Haradinaj, i cili tha se “kur janë dënuar komandantët disa janë gëzuar dhe kanë festuar”, raporton KP.
“Motivi që i shtyn disa me mbrojt të drejtën e viktimës, është me siguri i ndershëm, por nuk besoj që të gjithë janë me i mbrojt viktimat, sepse kur janë dënuar komandantët jeni gëzuar, keni festuar edhe e di që jeni gëzuar”, tha Haradinaj.
Haradinaj tha se është interesuar shumë për rastin e Rikallos dhe tha të ketë dëgjuar se disa persona të cilët e akuzojnë ministrin, ia kanë zaptuar banesën pas luftës dhe më pas i kanë kërkuar para.
“Ata që po flasin, ia kishin zënë këtij banesën pas luftës dhe ia kishin marrë ca para për t’ia lëshuar banesën. Edhe ne jemi shqiptarë dhe na dhembin këto tema”, tha Haradinaj.