Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prokuroria Speciale nuk gjen prova për përfshirje të Rikallos në krime lufte

Prokuroria Speciale e Kosovës nuk ka gjetur prova të mjaftueshme për implikimin e ministrit Nenad Rikallo në krime lufte.

Disa banorë të lagjes “Dardania” të Prishtinës akuzuan ministrin e Bujqësisë, Rikallo se në periudhën e luftës kishte keqtrajtuar ata, por në bazë të rezultatit të hetimit preliminar, Prokuroria Speciale nuk ka gjetur prova ndaj tij.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin se në bazë të raportimeve të mediave lidhur me pohimin e disa qytetarëve nga lagja “Dardania” në Prishtinë, për keqtrajtimet nga ministri i bujqësisë, Nenad Rikalo gjatë luftës në Kosovë, Prokuroria Speciale e Kosovës, ka autorizuar Policinë e Kosovës për grumbullimin e informatave të nevojshme”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

“Në bazë të rezultatit të hetimit preliminar Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka vlerësuar se nuk ka prova të mjaftueshme për ekzistimin e veprës penale për krime lufte. Në rast paraqitjes eventuale të provave të reja prokuroria mund të hapë një hetim të ri”.