Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Policia e Kosovës nuk e njohu ministrin e Kosovës Nenad Rikallo

Ministri i Bujqësisë Nenad Rikallo ka qenë prezent të hënën kur njësia speciale ka intervenuar në “Pallatin e Mitrovicës” për ta arrestuar shefin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriqin.

Gjatë këtij aksioni ministri Rikallo ka thënë se është rrahur nga Policia e Kosovës.

Njëjtë ka deklaruar edhe zëvendëskryeministri Dalibor Jevtiq, i cili ka pyetur kryeministrin dhe anëtarët e kabinetit qeveritar si mund të ndodhë kjo.

“A e keni pyetur se çfarë dhe pse i ka ndodhur Rikallos ajo?”, ka pyetur Jevtiq.

Por përgjigja e Haradinajt ishte kjo: “Shpreh keqardhje për Rikallon. Policia kur e kanë parë se është më i lartë me trup kanë menduar mos është ndonjë nga policitë specialë” (nga Serbia – sqarim ynë).