Prokuroria Speciale e Kosovës ka paralajmëruar hetime për rastin e ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo, raporton KTV.
Në një përgjigje për KTV-në, Prokuroria Speciale ka konfirmuar se do të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për rastin, meqenëse më herët nuk kanë qenë të informuar për pretendimet e banorëve në lagjen “Dardania” në Prishtinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ju informoj se PSRK deri dje 13.09.2017, kur ka parë lajmet e mbrëmjes në KTV, nuk ka pasur asnjë informacion lidhur me veprimet e mundshme inkriminuese, për Nenad Rikallo, ministër i Bujqësisë në Republikën e Kosovës. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, do të ndërmerr veprimet e duhura në pajtim me Kodin e Procedurës Penale”, ka thënë Liridona Kozmaqi për televizionin. Ky veprim i Prokurorisë, vjen vetëm një ditë pasi KTV-ja ka sjell rrëfimet e banorëve fqinj të ministrit Rikallo, të cilët kanë rrëfyer maltretimet që ai ua kishte bërë atyre e familjarëve të tyre para e gjatë luftës.