Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi ka deklaruar se deputetët e këtij subjekti i japin mbështetje organeve të drejtësisë në mënyrë që të përfundojnë sa më shpejt hetimet ndaj ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo.
Krasniqi tha se çfarëdo akuze për kohen e luftës duhet të hetohet hollësisht dhe në rastin konkret janë njoftuar nga kryeministri për informatat që ka kërkuar nga disa institucione në Kosovë, gjë që kanë rezultuar se nuk kanë dyshime.
Sipas tij, “Rikallo ka qenë në jetën publike në Kosovë që nga përfundimi i luftës por për çudi asnjë akuzë deri tash, por çdo hetim duhet të mos bëhet jashtë kontestit politikë, andaj PDK i jep mbështetje organeve të drejtësisë që të përfundojë sa më shpejt hetimin ndaj ministrit”.
-
PDK: Kërkojmë hetim të menjëhershëm për skandalet e Qeverisë
-
Krasniqi: Deputetët e PDK-së u sulmuan për ta tërhequr vëmendjen nga bashkëpunimi i fshehtë me Radojiçiqin
-
Krasniqi: PDK është partia më e rëndësishme në vend, ajo vendos për zgjedhje
-
Prokuroria Speciale nuk gjen prova për përfshirje të Rikallos në krime lufte
-
Deliu thotë se Rikallo ka punuar në organizata me ata që e kanë akuzuar