Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas dhunës së ushtruar të enjten në Kuvend të Kosovës, ku të përfshirë ishin edhe deputetët e partisë së tij.
Ai e ka akuzuar Qeverinë për orkestrim të bazuar në sulme fizike dhe nxitje të dhunës, duke thënë se kjo u bë për ta tërhequr vëmendjen nga koordinimi dhe bashkëpunimi i pushtetit me kriminelin Milan Radojiçiq.
“Kjo tendencë e Qeverisë, duke i sulmuar në mënyrë të paprecedentë deputetët tanë, përveç dëshirës së tyre për të shtypur opozitën, në prapavijë ka edhe dy qëllime të tjera. E para: Që përmes një skandali tjetër, të mbulojë dhe të tërheqë vëmendjen nga skandali më i madh politik në vendin tonë në të cilin janë përfshirë ata vetë - koordinimi, bashkëpunimi dhe planifikimi i veprimeve politike bashkë me kriminelin Milan Radojiçiq, në dëm të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës. E dyta: Të mbulojë tërheqjen e turpshme e të fshehtë të Besnik Bislimit nga veriu i Kosovës - këtij ‘profesori’ që provokoi, nisi dhe kontribuoi pareshtur në sulmet fizike të Qeverisë ndaj deputetëve tanë”, ka shkruar ai në Facebook.
Krasniqi më tej ka thënë se PDK-ja nuk do të ndalet derisa e vërteta e çështjes së Qeverisë me Radojiçiqin të merret vesh plotësisht.
“Çfarë pazaresh ka bërë kjo Qeveri me Radojçiqin në emër të Kosovës? Çfarë ka dhënë dhe çfarë ka marrë kjo Qeveri nga Radojçiqi? Çfarë dëmi i është bërë Kosovës dhe qytetarëve tanë përmes kësaj marrëveshjeje e bashkëpunimi të fshehtë, duke rrezikuar edhe sigurinë kombëtare të vendit? Këto dhe të gjitha pyetjet tjera do të marrin përgjigje. Albin Kurti, Mimoza Kusari-Lila, Besnik Bislimi dhe të gjithë të tjerët që janë përfshirë në pazare të turpshme me Milan Radojçiqin, duhet dhe do të japin llogari para qytetarëve”, ka shkruar ai.
Edhe
Mblidhet PDK-ja: Duhen zgjedhje të përgjithshme të parakohshme
Ai më tej ka vlerësuar se Qeveria nuk ka kredibilitet për të qeverisur me vendin dhe se mandati dhet t’u kthehet qytetarëve sa më parë.
“Kosova ka nevojë për zgjedhje të reja që sjellin një Qeveri ndryshe - të përgjegjshme e të besueshme dhe që e rikthen rrugëtimin e vendit në kursin e integrimit euro-atlantik dhe pro-perëndimor”, është shprehur ai.
-
Krasniqi: Qeveria u dorëzua para bandave kriminale
-
Krasniqi: Kurti po insiston të krijojë edhe një lëndë në Gjykatën Kushtetuese
-
Krasniqi: Kurti i krahason bizneset me bandat kriminale në veri, e turpshme
-
Krasniqi: Në mbledhjen e qeverive të Kosovës dhe Maqedonisë V., duhet trajtuar arrestimi i veteranëve