Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në seancën e sotme e ka ftuar opozitën që të mblidhen sot përfaqësuesit e grupeve parlamentare që të dakordohen për një rezolutë më të plotë.
Krasniqi tha se asnjë rezolutë nuk mund të jetë më e fuqishme se rezoluta por ajo duhet të jetë më e plotësuar.
Sipas tij, ata janë të gatshëm që të marrin pjesë në seancën e opozitës dhe të votojnë në bazë të dakordimit, nëse edhe opozita zotohet që do të marrë pjesë në seancën e thirrur nga kryeministri Haradinaj dhe të votojë, ose të darkodohen për një seancë të përbashkët ku do të hidheshin në votim të dy rezolutat.
“Nëse vërtet qëllimi është që të merremi vesh për dialogun, unë iu ftojë që sot të mblidhemi përfaqësuesit e grupeve parlamentare, dhe ta dakordojmë rezolutën e propozuar nga PSD-ja, për çka kemi diskutuar, t’i marrim të gjitha ato elemente të propozuara dhe të dalim sot me një rezolutë e cila i përcakton pikërisht këto që i thash dhe të dalim nga ky pozicion i bllokimit për shkak të pozicioneve apo inateve politike“, ka thënë ai.
Ai ka thënë se rezoluta duhet të përcaktojë për qëllimet e Kosovës në dialogë, vijat e kuqe, mënyrën e përfaqësimit të Kosovës por pse jo edhe të një ekipi që do ta monitorojë këtë dialog.