Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KQZ: Partitë morën mbi 150 mijë euro donacione vitin e kaluar, priu AKR-ja

kqz

Foto: Alban Bujari

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shqyrtuar raportin përfundimtar: “Auditimi i raporteve vjetore financiare të subjekteve politike – Pasqyrat financiare 2023”.

Sipas këtij raporti, nga 54 subjekte politike në Kosovë, 11 prej tyre kanë pranuar donacione në vlerën totale 154,105.25 euro.

Listës i prin Aleanca Kosova e Re, e cila ka pranuar 49,640 euro. Ndërsa, partia e dytë me më së shumti donacione doli Lidhja Demokratike e Kosovës, me 39,483 euro.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Partive Politike, Besnik Buzhala, në mbledhjen e KQZ-së të enjten.

“Nga 54 subjekte politike, 11 subjekte politike kanë pranuar donacione, prej datës 1 janar 2023 deri më 31 janar 2023, në vlerën totale 154,105.25 euro”.

“Subjekti politik Aleanca Kosova e Re ka pranuar shumën më të madhe të donacioneve, 154,105.25 euro. E dyta është Lidhja Demokratike e Kosovës në vlerën 39,483 euro, Partia Socialdemokrate me 23,306 euro dhe Lëvizja Vetëvendosje me 22,366”.

Edhe KQZ-ja ndan fondet për partitë, VV-ja përfiton mbi 880 mijë euro Arbëri KQZ-ja ndan fondet për partitë, VV-ja përfiton mbi 880 mijë euro

Tutje, Buzhala ka thënë se gjatë vitit të kaluar janë gjobitur 14 parti politike, shtatë prej të cilave përfaqësohen në Kuvendin e Kosovës.

“Sa i përket gjobave, janë gjobitur 14 subjekte politike, shtatë prej tyre përfaqësohen në Kuvendin e Kosovës, shtatë prej tyre nuk përfaqësohen. Për mos-deklarim për shfrytëzimin e zyrave ose mos-ofrim të dokumentacionit janë gjobitur pesë subjekte politike. Për mos dorëzimin e raporteve më datën 1 mars, 2024, siç e parasheh ligji, janë gjobitur tri subjekte politike. Për pranim të donacioneve në kundërshtim me ligjin janë gjobitur tri subjekte”./ EO