Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përmirësuar gabimin në vendvotimin “2501/05” në shkollën “Tefik Çanga” në Ferizaj dhe tani Partia Demokratike Kosovës (PDK) ka 119 vota.
Në këtë vendvotim, fillimisht në uebfaqen e KQZ-së, PDK-ja pati 1190 vota edhe pse ishin vetëm 425 votues. Kjo ka ndodhur për shkak të një gabimi teknik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këtë vendvotim, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 425 vota, PDK-ja e dyta me 119, LDK-ja e treta me 46 e AAK-Nisma e katërta me 18.

Faqja e KQZ-së ka pasur telashe që nga mbrëmja e 9 shkurtit. Fillimisht nisi të shfaqej numërimi, ndërsa më vonë, u shfaqën shifra të reja, të cilat sipas KQZ-së nuk duhej të merreshin parasysh. Reagimi kishte ardhur tek vonë në mbrëmje me kërkimfaljen për telashet e shkaktuara. Ndërkohë të hënën në mëngjes KQZ-ja ka thënë se sistemi është rregulluar.