(Përditësuar në 9:18) - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka procesuar votat edhe nga 5 vendvotime në komunën e Kllokotit.
Tani të paprocesuara janë edhe 14 vendvotime, prej të cilave në Rahovec 4, në Podujevë 3 vendvotime, në Vushtrri nga 2 dhe në komunat Ferizaj, Viti, Kaçanik, Partesh dhe Zubin-Potok nga një vendvotim.
Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, kur janë procesuar votat nga 2544 vendvotime nga 2557 sa kanë qenë gjithsej, ose nga 99,45% të vendvotimeve të procesuara, LVV-ja shënoi rritjen më ta madhe, duke fituar rreth 430 mijë e 459 vota. Rritje krahasuar me zgjedhjet e 9 shkurtit të këtij viti, kur VV-ja fitoi 396 mijë e 787 vota apo 42,30 për qind.
Në vendin e dytë është renditur Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20.99 për qind ose 183,389 vota, rezultat afërsisht i ngjashëm me atë të shkurtit.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka shënuar rënien më të madhe krahasuar me zgjedhjet e 9 shkurtit, duke marrë 13,58 për qind të votave, përkatësisht 118 mijë e 601 vota. Në zgjedhjet e fillimvitit, LDK-ja pati marrë 171 mijë e 357 apo 18,27 për qind.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), mbështetur në rezultatet preliminare ka arritur ta kalojë pragun zgjedhor me 5,68 për qind ose 49,598 vota.
Nisma Socialdemokrate nuk ka arritur ta çajë pragun duke mbetur nën të me vetëm 1,71 për qind të votave.
Lista Serbe si partia më e madhe serbe ka deklaruar se i ka siguruar të gjitha dhjetë ulëset e rezervuara për komunitetin serb.
Pjesëmarrja në zgjedhje sipas KQZ-së ka qenë 44.59 %.
Edhe 19 vendvotime të paprocesuara nga 9 komuna
Votat nga 19 vendvotime nga 9 komuna nuk janë procesuar ende në rezultatet preliminare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura të dielën.
Sipas të dhënave të paraqitura në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), në Kllokot nuk janë procesuar votat nga 5 vendvotime, në Rahovec nga 4, në Podujevë nga 3 vendvotime, në Vushtrri nga 2 dhe në komunat Ferizaj, Viti, Kaçanik, Partesh dhe Zubin-Potok nga një vendvotim.
Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, kur janë procesuar votat nga 2538 vendvotime nga 2557 sa kanë qenë gjithsej, ose nga 99,26% të vendvotimeve të procesuara, LVV-ja shënoi rritjen më ta madhe, duke fituar rreth 430 mijë vota. Rritje krahasuar me zgjedhjet e 9 shkurtit të këtij viti, kur VV-ja fitoi 396 mijë e 787 vota apo 42,30 për qind.
Në vendin e dytë është renditur Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21,01 për qind ose 183,258 vota, rezultat afërsisht i ngjashëm me atë të shkurtit, apo një rritje prej 1 për qind.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka shënuar rënien më të madhe krahasuar me zgjedhjet e 9 shkurtit, duke marrë 13,59 për qind të votave, përkatësisht 118 mijë e 490 vota. Në zgjedhjet e fillimvitit, LDK-ja pati marrë 171 mijë e 357 apo 18,27 për qind.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), mbështetur në rezultatet preliminare ka arritur ta kalojë pragun zgjedhor me 5,68 për qind ose 49,571 vota.
Nisma Socialdemokrate nuk ka arritur ta çajë pragun duke mbetur nën të me vetëm 1,72 për qind të votave.
Lista Serbe si partia më e madhe serbe ka deklaruar se i ka siguruar të gjitha dhjetë ulëset e rezervuara për komunitetin serb.
Pjesëmarrja në zgjedhje sipas KQZ-së ka qenë 44.59 %.