Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka përmendur “planin B” për numërimin e votave për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë. “Plani B” i KQZ-së është që të kthehet në mënyrën e vjetër të numërimit.
“Plani B”, sipas Radoniqit, do të nënkuptonte që evidentimi i rezultateve të bëhet sikur në të kaluarën në formularë të rezultateve për subjekte politike dhe formularë të rezultateve të kandidatëve, dhe jo siç ka filluar tani të bëhet duke u krijuar formularët digjitalë.
Por kryetari i KQZ-së është shprehur optimist se nuk do të ketë nevojë të kalohet në “planin B”.
Do të shikohet sot dhe nesër se si do të procedohet me numërimin e votave nëpër qendra komunale të numërimit dhe më pas KQZ-ja mund të vendosë nëse ka nevojë për “plan B”.
KQZ-ja ka pasur vazhdimisht telashe me sistemin ku shihen rezultatet preliminare, që nga e diela kur përfundoi procesi i votimit. Kryetari i KQZ-së, Radoniqi, në takim me presidenten Vjosa Osmani të enjten, ka thënë se po presin raportin e institucioneve të sigurisë për të kuptuar se çka ka ndodhur me sistemin.
KQZ: Mbi 500 zarfe me fletëvotime nga diaspora u anuluan
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka anuluar 529 zarfe me fletëvotime nga diaspora, për shkak siç...-
Radoniqi pret numërim më të rregullt të votave
-
“Plani B” i KQZ-së do të funksionalizohet nëse vazhdojnë problemet me numërim të votave
-
Problemet me sistemin e KQZ-së, Radoniqi: Kemi dyshimet tona
-
KQZ-ja shpall rezultatet preliminare në orën 22:00
-
Radoniqi: Votimi filloi me kohë - s’ka ndryshim në rregullat për qytetarët që s’dinë shkrim-lexim