Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka certifikuar Listën Serbe dhe 4 kandidatët e saj për kryetar të 4 komunave veriore në Kosovë. Për certifikimin e tyre votuan 7 anëtarë, ndërsa dy anëtarë të Vetëvendosjes abstenuan.
Anëtari i KQZ-së nga Vetëvendosje Adnan Rrustemi ka kërkuar që Lista Serbe të distancohet nga përmbajtja e aktit të dorëheqjeve të kryetarëve të komunave në veri, ku i janë referuar Kosovës me termin “Kosova dhe Metohija”, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka thënë se abstenuan në këtë votim për shkak se nuk janë kundër certifikimit të Listës Serbe, por sipas tij duhet respektuar Kushtetuta e Kosovës.
Kujtojmë se kryetarët e komunave veriore: Zubin Potok, Zveçan, Mitrovicë e Veriut dhe Leposaviq, më 26 nëntor të vitit të kaluar dhanë dorëheqje, në shenjë pakënaqësie për vendosjen e taksës doganore prej 100 për qind nga Qeveria e Kosovës ndaj mallrave serbe. Në dorëheqjet e tyre, kryetarët e këtyre komunave, i ishin referuar Kosovës me termin “Kosovë e Metohi”.
Ndërkaq, anëtari i Listës Serbe në KQZ, Stevan Veselinoviq, ka thënë se mos certifikimi i Listës Serbe është sulm politik. Ka shtuar se i kanë plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara në Ligjin për Zgjedhjet.
Edhe kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, ka thënë se në bazë të rekomandimit të Zyrës për certifikim të subjekteve politike, Lista Serbe i ka plotësuar kriteret e kërkuara.
Ndërkaq, anëtari i KQZ-së nga LDK-ja Florian Dushi, ka thënë se nuk mund të dalin përtej autorizimeve të KQZ-së, duke dhënë vlerësime politike.
Për t’u certifikuar kandidatët duhet të votojnë për dy të tretat e anëtarëve të KQZ-së. Aktualisht KQZ-ja funksionon me 9 anëtarë pasi koalicioni PAN nuk i ka dërguar dy emra për dekretim te presidenti. Në këtë situatë, për të kaluar certifikimi, do të duhej vota për e njërit prej dy anëtarëve të VV-së në KQZ.