Ka hasur në pengesa certifikimi i kandidatëve të Listës Serbe për zgjedhjet për kryetar të komunave veriore. Dy janë kushtet që i ka vendosur Lëvizja Vetëvendosje në këmbim të votës për certifikimin e kandidatëve të Listës Serbe për kryetar të komunave veriore, shkruan sot Koha Ditore.
Vota e njërit prej dy anëtarëve të Vetëvendosjes është e domosdoshme për të kaluar kandidatët serbë. LVV-ja ka kërkuar prej tyre të distancohen publikisht nga qëndrimet në letrat e dorëheqjes, ku shtetit i referohen si “Kosovo i Metohija, si dhe distancim nga paralajmërimet se do të tërhiqen menjëherë pas zgjedhjeve dhe se kështu do të veprojnë vazhdimisht.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër shkak të kundërshtimit të Lëvizjes Vetëvendosje, Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), i cili po vazhdon të funksionojë pa dy anëtarë, nuk e ka hedhur fare në votim certifikimin e katër pretendentëve për kryetar, duke e shtyrë vazhdimin e mbledhjes për të mërkurën. Certifikimi i kandidatëve bëhet me dy të tretat e anëtarëve të KQZ-së.
Nga 11 anëtarë sa duhet t’i ketë, KQZ-ja aktualisht është duke funksionuar vetëm me nëntë. Koalicioni PAN ka refuzuar t’i dërgojë për dekretim tek presidenti dy nominimet për shkak të pakënaqësisë me ndarjen e ulëseve në KQZ.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)