Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mori vendim për numrin e fletëvotimeve dhe broshurave që do të shtypen për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Në mbledhjen e sotme KQZ ka shtyrë edhe afatin për akreditim të vëzhguesve të subjekteve politike deri më 20 janar.
Numri total i fletëvotimeve të miratuara për t’u shtypur është 1 milion e 752 mijë e 650 fletëvotime dhe mbi 16 mijë e 900 broshura për kandidatët e subjekteve politike.
Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga PDK, Arianit Elshani tha se edhe për këto zgjedhje numri i fletëvotimeve është më i vogël sesa numri i përgjithshëm i atyre që kanë të drejtë vote.
Sipas vendimit të KQZ-së 1. 664,100 fletëvotime janë për votimin në vendvotime të rregullta, 28,450 për votimin me kusht, 38,650 për votimin e personave me nevoja të veçanta dhe si fletëvotime rezervë, derisa 21,450 për votimin në përfaqësi diplomatike./KP