Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që deri në fund të këtij muaji të përfundojë procesin e certifikimit të subjekteve politike.
Të gjitha kandidaturat do të shqyrtohen nëse janë në përputhje me ligjet në fuqi, thotë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. Në rast të refuzimit, subjekti politik mund të paraqesë ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë gjitha kandidaturat e dorëzuara nga subjektet politike në KQZ për zgjedhjet komunale të 22 tetorit do të shqyrtohen nëse janë në përputhje me ligjin. Certifikimi i listave pritet të përfundojë në fund të këtij muaji. Kështu i tha Radio Kosovës zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“ KQZ duke u mbështetur në Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe Ligjin për zgjedhjet lokale, deri në fund të këtij muaji do të përmbyllë procesin e certifikimit të subjekteve politike. Zyra për regjistrim të partive politike dhe certifikim do të shqyrtojë të gjitha aplikimet e pranuara, pra, të gjithë kandidatët nëse janë në përputhje me ligjin dhe do t’i paraqesë në KQZ rekomandimet përkatëse për secilin subjekt”, tha Elezi.
Ai pohon se vendimi i KQZ-së do të jetë mbi bazën e rekomandimeve që vijnë nga zyra për regjistrimin e partive.
“Rekomandimi mund të jetë PËR ose KUNDËR certifikimit të listës së kandidatëve. Ndaj vendimit të KQZ-së, në rast se është refuzuar certifikimi i listës së kandidatëve, subjekti politik mund të paraqesë ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa” , tha Elezi.
Në raste të tilla, zyra, gjatë shqyrtimit të aplikimeve, mund të kërkojë nga subjektet politike të bëjnë korrigjimet apo plotësimet që nevojiten.