Komisioni i Pavarur i Mediave ka vendosur për largimin e përkohshëm nga transmetimi të të gjitha kanaleve me origjinë nga Federata Ruse.
Në një njoftim për media, KPM-ja ka thënë se këtë vendim e ka marrë me qëllim të parandalimit të propagandës dhe mbrojtjes së sigurisë publike të Kosovës.
KPM-ja ka obliguar operatorët e shpërndarjes që përkohësisht t’i largojnë nga transmetimi të gjitha kanalet me origjinë nga Rusia.
“Qëllimi i këtij vendimi është parandalimi i propagandës dhe mbrojtjes së sigurisë publike në Republikën e Kosovës dhe jo pengimi dhe cenimi i lirisë së fjalës dhe lirisë së medias”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
KPM-ja kundër dezinformatave, ndalon transmetimet e mediave ruse në Kosovë
-
Kosova bllokon TV-kanalet e lidhura me Putinin, jo edhe portalet
-
Operatori kabllor në veri të Kosovës largon kanalet ruse
-
Forumi për Integritetin e Informacionit kërkon të ndërpritet cenimi i pavarësisë së KPM-së
-
Zyra e BE-së: Të respektohet pavarësia e KPM-së