Këshilli Prokurorial i Kosovës ka thirrur takim të jashtëzakonshëm të anëtarëve të tij, për të diskutuar për shkarkimin e anëtarit, Agron Beka.
Inicimin e shkarkimit të këtij anëtari, KPK-ja e ka pranuar me shqetësim.
“Këshilli Prokurorial i Kosovës njofton se ka pranuar me shqetësim të thellë informacionin se është miratuar rekomandimi i Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit të Kuvendit të Kosovës për inicimin e shkarkimit të anëtarit të KPK-së, Agron Beka, që vije nga radhët e fakulteteve juridike. KPK-ja ka thirrur nesër një takim të jashtëzakonshëm të anëtarëve të Këshillit Prokurorial, në të cilin do të diskutohet lidhur me këtë çështje”, thuhet në reagim.
Komisioni për Legjislacion në mbledhjen e së enjtes ka votuar për që Agron Beka të shkarkohet nga pozita e anëtarit të Këshillit Prokurorial.