Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosovës po i ikën treni i liberalizimit të vizave, thotë Veseli

Me votat e Lëvizjes Vetëvendosje, thotë se do të ratifikohet demarkacioni, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.

Megjithëkëtë, ende është e paqartë koha se kur do të vazhdohet seanca për këtë çështje.

Por, kur është pyetur për deputetët e Listës Serbe, Veseli ka thënë se ende me ta nuk janë marrë vesh për demarkacionin.

Veseli ngriti shqetësimin edhe vonimin e madh që Kosova po bënë për liberalizimin e vizave, i cili ka mbetur peng i demarkacionit.

Kryesia e Kuvendi ka mbajtur një takim me Grupin Punues për rregulloren e re të Kuvendit të Kosovës.


Nga ky takim ka dal i nervozuar nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, por Veseli ka mohuar tensionet me Halitin.

Edhe Veseli thotë se Kosova pret një bashkëpunim të sinqertë me BE-në Arbëri Veseli thotë se Kosova pret një bashkëpunim të sinqertë me BE-në

Kohavision ka raportuar gjatë javës se Kuvendi po vazhdon punën me rregullore të vjetër, ani pse secila legjislaturë duhet ta miratojë një rregullore të re të punës.

Komisioni për Legjislacion i kishte arsyetuar vonesat me pengimin që disa persona brenda Kryesisë po i bënin miratimit të rregullores së re, e cila mund t’ua ul fuqinë e vendimmarrjes nënkryetarëve të Kuvendit.