Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli së bashku me përfaqësuesit e partive politike në Kuvend, do të nisin një turne nëpër Evropë për të kërkuar mbështetjen për liberalizim vizash.
Veseli ka thënë se nga java e ardhshme ky turne do të fillojë nëpër qendrat e shteteve evropiane.
“Nga java e ardhshme, i shoqëruar edhe nga përfaqësuesit e partive politike në Kuvendin e Kosovës, pozitë dhe opozitë, do të filloj një turne lobimi në qendrat europiane, për të kërkuar mbështetjen për liberalizim, e po ashtu për të garantuar se qytetarët tanë do t’i respektojnë plotësisht procedurat që parasheh programi i lëvizjes së lirë në Zonën Schengen”, ka shkruar Veseli në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Veseli me përfaqësues të grupeve parlamentare ia mësyjnë Europës për viza
-
Veseli do të nisë një turne evropian, do që vizat për kosovarët të hiqen në dhjetor
-
Veseli: BE-ja duhet t’i japë Kosovës përgjigjen meritore për vizat
-
Veseli: BE duhet të vendosë këtë vit për liberalizimin e vizave
-
Veseli u thotë eurodeputetëve se çdo vonesë për heqjen e vizave është e paarsyeshme