Në ditën kur Kosova dështoi të anëtarësohej në Interpol, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në Bruksel ka takuar disa eurodeputetë me të cilët ka diskutuar për përmbylljen sa më të shpejtë të procesit të liberalizimit të vizave për kosovarët.
Sipas një njoftimi për media, Veseli ka takuar eurodeputetët Eduard Kukan, Tonino Picula, Andrey Kovatchev dhe Dubravska Suica.
Në njoftim thuhet se ai ka diskutuar me ta për përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës brenda këtij viti.
“Eurodeputetët dhe kryeparlamentari Veseli u shprehën optimistë se vendimi për datën e heqjes së vizave do të merret së shpejti. Në këtë takim, Kryeparlamentari Veseli dhe eurodeputetët u pajtuan se vonesat në marrjen e vendimit për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës brenda këtij viti janë të paarsyeshme dhe të dëmshme”, thuhet në njoftim.
-
Veseli: Nuk pranojmë kushte të reja për liberalizim
-
Veseli: Vizat për Kosovën, peng i burokracisë në BE
-
Veseli: Mos heqja e vizave, më shumë se një turp për BE-në
-
Veseli - Hahnit: Vendimi për heqjen e vizave nuk duhet të shtyhet
-
Analistët thonë se janë 10 shtete që hezitojnë t’i heqin vizat kosovarëve