Konfederata e Industrive e Shqipërisë (Konfindustria) ka shprehur shqetësimin për vazhdimësinë e bllokadës nga Serbia të linjës energjetike 400 kilovolt në mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Konfindustria në një komunikatë për media ka theksuar se ky veprim është duke i dhënë natyrë të qartë një lufte të pandershme tregtare dhe ekonomike, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës duhet të shqyrtojnë me shpejtësi marrjen e masave kundërvepruese ndaj Serbisë lidhur me çështjen e mësipërme”, thuhet në komunikatën e saj.
Serbia vazhdon të mos e zbatojë marrëveshjen e arritur me palën kosovare për energji, që nga dhjetori i 2013-s. Shkaku i kësaj bllokade, Kosova humb brenda një viti mes 3 dhe 5 milionë euro, ndërkaq nga mosfunksionimi i linjës 400-kilovoltëshe me Shqipërinë, deri më tani, humbjet kanë arritur në 1 milion euro... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Shqipëria kërkon ndëshkimin e Serbisë për bllokimin e linjës së rrymës me Kosovën
-
Serbia vazhdon ta mbajë të bllokuar marrëveshjen me Kosovën për energjinë
-
Kosova e Shqipëria paguajnë “autostradën energjetike” që e mban të bllokuar Serbia
-
Këshilli i Ministrave i Komunitetit të Energjisë i kërkon Serbisë zhbllokimin e linjave interkonektive me Kosovën
-
Konfindustria kërkon që të përshpejtohet krijimi i tregut të përbashkët të energjisë