Marrëveshja për Transportin Ndërkombëtarë të Rrugëve, e nënshkruar mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut është ratifikuar dhe do të hyjë në fuqi nga data 22 prill 2021, ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.
Ratifikimi i saj është bërë pas përfundimit të procedurave të brendshme për hyrje në fuqi, si dhe pas shkëmbimit të notifikimeve të nevojshme për zbatimin e një marrëveshje ndërkombëtare.
Marrëveshja është nënshkruar me datë 11 dhjetor 2020, në pajtim me Ligjin për Marrëveshje Ndërkombëtare (Nr.04/L-052).
Artikuj të ngjashëm
-
Kosova dhe Britania nënshkruajnë marrëveshje për transportin ndërkombëtar tokësor
-
Britania mirëpret zotimin e Kurtit për t'u koordinuar me BE-në për planet që prekin komunitetin serb
-
MPB-ja me informacione për të huajt që hyjnë në Kosovë pas nisjes së zbatimit të ligjit për ta
-
Nis zbatimi i ligjit për të huajt dhe i ligjit për automjetet, gjobat për shkelësit nga marsi
-
Prej nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt dhe i ligjit për automjetet