Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të premten ka nënshkruar marrëveshje për transportin ndërkombëtar tokësor me Mbretërinë e Bashkuar, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Në emër të Mbretërisë së Bashkuar, ka vendosur nënshkrimin zëvendës ambasadori, Jacob Webber.
Tutje thuhet se sipas kësaj marrëveshjeje, Transportuesit janë të autorizuar të kryejnë transportin me automjete të udhëtarëve midis territoreve të palëve kontraktuese ose në transit përmes territorit të njërës prej palëve kontraktuese në përputhje me kushtet e përshkruara në dokumentin e nënshkruar.
“Një transportues i autorizuar në territorin e një pale kontraktuese lejohet, pa u kërkuar që të marrë një autorizim për këtë qëllim sipas ligjeve dhe rregulloreve kombëtare të palës tjetër kontraktuese, të importojë përkohësisht një automjet të mallrave të zbrazët ose të ngarkuar në territor të palës tjetër kontraktuese për transportin e mallrave, duke përfshirë ngarkesat e kthimit”, thuhet në komunikatë.
Marrëveshja parasheh themelimin e një Komiteti të Përbashkët të palëve kompetente, për të shqyrtuar funksionimin e marrëveshjes, përcaktimin e procedurave që rregullojnë aktivitetet e tjera të transportit.
-
Kosovë - Britani e Madhe, marrëveshje për Transportin Ndërkombëtarë të Rrugëve
-
Nënshkruhet marrëveshja për mbështetjen e Shoqatës së Transportit Rrugor
-
Abrashi: Projektet me vendet e Ballkanit Perëndimor lehtësojnë lëvizjen e njerëzve dhe mallrave
-
Ministri Arbrashi e ambasadori Minxhozi diskutuan për bashkëpunimin në fushën e infrastrukturës
-
Britania mirëpret zotimin e Kurtit për t'u koordinuar me BE-në për planet që prekin komunitetin serb