Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova vlerësohet për parandalimin e sulmit terrorist në ndeshjen Shqipëri-Izrael

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim drejtorin e Qendrës Evropiane për Studime të Sigurisë “George C. Marshall”, Keith W. Dayton.

Sefaj vuri theks se një numër i konsiderueshëm i pjesëmarrësve në programet e ndryshme të Qendrës “Marshall” kanë arritur të kenë karriera të suksesshme në menaxhimin e institucioneve shtetërore dhe ato të sigurisë.

Ndërsa, Dayton vlerësoi arritjet e Kosovës, në veçanti institucionet e saj të sigurisë për tu përballur me sfidat komplekse për sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare, në veçanti ato që ndërlidhen me terrorizëm dhe krim të organizuar trans-nacional.

Gjithashtu, është vlerësuar progresi që ka arritur Kosova në luftimin e terrorizmit përmes masave të ndryshme legjislative dhe operacionale, në veçanti në kontributin e dhënë në parandalimin e një sulmi të përgatitur gjatë ndeshjes futbollistike Shqipëri-Izrael.

Në fund, ministri Sefaj ftoi Daytonin për të avancuar dhe më tej bashkëpunimin në mes të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Qendrës “Marshall” në arritjen e qëllimit të përbashkët, atë të përgatitjes së strukturave të sigurisë për t’u përballur me sfidat komplekse të krimit të organizuar trans-nacional dhe terrorizmit.