Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti sot znj. Erin Sawyer, drejtoreshë e Zyrës amerikane për Evropë dhe Azi pranë Byrosë për çështje ndërkombëtare të narkotikëve dhe zbatimit të Ligjit të Departamentit të Shtetit.
Në këtë takim u diskutua për të arriturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës në luftimin e krimit të organizuar në përgjithësi dhe në luftën kundër narkotikëve në veçanti.
Ministri Sefaj falënderoi znj. Erin Sawyer për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA-të i kanë dhënë institucioneve të zbatimit të ligjit të Kosovës në luftimin e dukurive negative.
Drejtoresha Erin Sawyer përgëzoi ministrin Sefaj për të arriturat e institucioneve të sigurisë së Kosovës në luftë kundër narkotikëve dhe shprehu gatishmërinë e Departamenti të Shtetit për ta përkrahur edhe me tej Republikën e Kosovës në këtë aspekt.
-
Sefaj takohet me Delawien, diskutohet për sigurinë e përgjithshme të Kosovës
-
SHBA kërkon luftë ndaj krimit të organizuar, korrupsionit e terrorizmit në Kosovë
-
Delegacioni amerikan ofron përkrahje për luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore
-
SHBA premton mbështetje për forcimin e institucioneve të sigurisë në Kosovë
-
Amerika dhuroi pajisje për Agjencitë e Zbatimit të Ligjit në Kosovë