Në fund të qershorit apo më së largu deri më 11 korrik, Kosova pret rekomandim pozitiv për vizat.
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka deklaruar se gjatë vizitës së saj në Bruksel kanë arritur t’i sigurojnë votat e eurodeputetëve për këtë proces, raporton KTV.
Ajo ka thënë se janë plotësuar të gjitha kushtet që qytetarët të lëvizin pa viza.
Hoxha ka përjashtuar mundësinë që të ketë shtyrje të afatit për liberalizim, duke thënë se kanë marrë premtime se vizat hiqen deri në fund të vitit.
Ndërkaq, shumë premtime dhe afate kohore janë dhënë ndër vite për vizat nga krerët institucionalë.
Edhe
Ministrja Hoxha pret rekomandim për liberalizimin e vizave para pushimeve
Sa ishte kryeministër, Hashim Thaçi kishte dhënë disa afate kohore, sikurse edhe ish-kryeministri, Isa Mustafa.
Edhe kryeministri Haradinaj, ka premtuar se ky proces do të ndodhë gjatë tre muajve të qeverisjes së tij.