Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoxha: Kemi pritur dhe duam vlerësim objektiv për vizat nga BE-ja

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, pas përfundimeve të publikuara nga Këshilli i Ministrave të BE-së për Kosovën, ka cekur se “nuk përmbushin pritjet e qytetarëve tanë, sepse, nuk jep afate kohore dhe qëndrime të qarta, ngase, bëhet fjalë për disa nga 14 pikat, të cilat janë sfida dhe kërkojnë veprim të vazhdueshëm”.

Madje, Ministrja Hoxha ka theksuar se vendi ynë, ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim, andaj, nga ky shqyrtim i sërishëm i liberalizimit në Këshill, “nuk presim të jetë as pezullues dhe as frenues për të arriturat tona”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Prandaj, kërkojmë që të përshpejtohet ky proces, sepse qytetaret tanë po vazhdojnë të jenë të vetmit të izoluar në Evropë. Përfundimet e Këshillit të Ministrave të BE-së për Kosovën nuk përmbushin pritjet e qytetarëve tanë, sepse, nuk jep afate kohore dhe qëndrime të qarta, ngase, bëhet fjalë për disa nga 14 pikat, të cilat janë sfida dhe kërkojnë veprim të vazhdueshëm. Ne kemi pritur dhe duam vlerësim objektiv, për liberalizimin e vizave, udhërrëfyesi i cili tashmë është vlerësuar për përmbushjen e të gjitha kritereve për liberalizim. Rëndësia e liberalizimit të vizave, nuk përbën vetëm të drejtë themelore për qytetarët tanë, por edhe ndjenjë të përkatësisë dhe orientimit tonë jetik, brenda vlerave evropiane. Ndryshe, Evropa po risjell mundësitë e shfaqjes së prapakthimit të vlerave të arritura bashkërisht, sa të padëshirueshme për ne, aq edhe kërcënuese nga drejtimet jashtë vendeve të BE-së”, ka shkruar Hoxha.

Hoxha thotë se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim.