Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova sot kuq e zi, në Ditën e Flamurit kujtohen heronjtë e festohet me koncerte

Në Kosovë 28 Nëntori, 105 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, po festohet me koncerte dhe festivale. Në qytetin e Ferizajt po zhvillohet festivali tradicional “Kosovarja këndon”, ndërsa në Skënderaj festivali “Rapsodia Shqiptare”.

Në kryeqytet, Prishtinë, aktivitetet qendrore zhvillohen në sheshe, ku dje është hapur panairi “Blej Shqip” me pjesëmarrjen e 100 prodhuesve, ndërsa sot mbahet koncerti festiv i shtatë shoqërive kulturore artistike e ansambleve të këngëve dhe valleve që veprojnë në komunë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në Gjilan, festimet e Ditës së Flamurit e të Pavarësisë së Shqipërisë të nisura dje vazhdojnë sot edhe me koncerte të artistëve lokalë, me koncert këngësh e vallesh të ansamblit me emrin e qytetit dhe solistëve e ansamble të tjera vendore gjilanase.

Organizime institucionale, koncerte festive për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë e të Flamurit Kombëtar Shqiptar mbahen edhe në qytete e lokalitete tjera, edhe nëpër shkolla të Kosovës, ndërsa ka edhe shumë organizime të tjera festive popullore, tradicionale, nëpër sheshet përplot parakalime të qytetarëve e me buçitje daullesh si në dasma.

Në Mitrovicë, shkolla e mesme dhe ciklit të ulët “Skënderbeu”, e Vaganicës, 28 Nëntorin e festës së Pavarësisë së Shqipërisë e ka edhe Ditë të Shkollës dhe e festoi edhe me koncert të nxënësve.

Kosova sot kudo me valvitjen e flamujve kuqezi tpo feston 105 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Image

Në Kosovë, edhe në rrethana okupimi, edhe kur ishte i ndaluar, Flamuri Kombëtar Shqiptar është shpalosur dhe ka valuar në 28 Nëntor në shtëpitë shqiptare kosovare dhe në institucionet e tyre, gjithnjë në ecje të vendosur e plot sakrifica drejt lirisë e pavarësisë.

Flamuri Kombëtar kuqezi u ka prirë shqiptarëve në Kosovë edhe në të gjitha luftërat për liri, edhe në luftën e fituar në pranverën e vitit 1999, me mbështetjen e botës demokratike.