Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova po merr përvojat dhe rekomandimet e Shqipërisë për të dalë më mirë në PISA

Përvojat dhe rekomandimet e Shqipërisë për testin PISA 2018 po i merr parasysh edhe Komisioni kosovar për testin Pisa të këtij viti.

Përmes një komunikate për media, Ministria e Arsimit njofton se ky Komision ka mbajtur mbledhjen e saj të radhës me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë në fushën e arsimit, të cilët thotë se po japin kontributin e tyre maksimal në përgatitjet për testin PISA 2018.

Në këtë takim është hartuar edhe Plani i Veprimit për administrimin e mbajtjes së testit final PISA 2018 ku do të marrin pesë 211 shkolla me 5370 nxënës.

Testi do të mbahet nga 11 prilli deri më 5 maj.