Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, priti shefin e ri të misionit të UNHCR-it në Kosovë, Erol Arduc, i cili shoqërohej nga Narasimha Rao, tashmë ish-shef i këtij misioni.
Ministri Gashi shprehi gatishmërinë për bashkëpunim edhe me shefin e ri, me qëllim të realizimit të projekteve të përbashkëta. Në këtë takim po ashtu u diskutua edhe për projektet e përbashkëta të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe UNHCR-së në fushën e migrimit, duke vlerësuar se institucionet e Kosovës janë duke menaxhuar mirë çështjen e azilkërkuesve në Kosovë.
Sipas kumtesës për media, Gashi i njoftoi edhe për rezultatet konkrete të realizuara nga MPB-ja në fushën e migrimit, duke konstatuar se Republika e Kosovës tashmë ka konsoliduar një mekanizëm funksional në fushën e migrimit dhe po punohet në ngritjen e kapaciteteve operacionale në këtë fushë.
Ndërsa –ish- shefi i misionit të UNHCR në Kosovë, Narasimha Rao theksoi se bashkëpunimi i mirë do të vazhdojë edhe më shefin e ri.
-
BE: Kryeprokurori i ri i Shtetit e ka përpara luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë
-
Zyrtari i OKB-së rikonfirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
-
Gashi: Kosova aktualisht s’ka nevojë për xhandarmëri
-
Ministria e Punëve të Jashtme merr udhëheqjen e dialogut me Serbinë
-
Dialogu nën udhëheqjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme