Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova, pjesë e Forumit të interkonektivitetit të vendeve të Ballkanit në Athinë

Në fund të muajit nëntor, në Athinë do të mbahet Forumi i interkonektivitetit ndërmjet vendeve të Ballkanit, në të cilën do të marrë pjesë edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Valdrin Lluka.

Në prag të këtij zhvillimi, ministri Lluyka sot takoi dhe bisedoi me shefen e misionit grek në Kosovë, Chryssuola Aliferi.

“Është kënaqësi të jesh pjesë e këtij forumi, pasi që e shohim si mundësi të mirë që të paraqesë disa prej mundësive për të investuar në sektorin energjetik dhe atë minerar. Gjithashtu, është një mundësi shumë e mirë që të përforcohen lidhjet ndërmjet Kosovës me vendet e Ballkanit edhe në aspekte të ndryshme jo vetëm në atë ekonomik”, u shpreh ministri Lluka

Gjithashtu, gjatë muajit nëntor, ministri Lluka pritet ta vizitojë edhe sekretarin e përgjithshëm të Zhvillimit Ekonomik të Greqisë, me të cilin do të diskutojë rreth sektorit energjetik dhe të shihen mundësitë për investime në këtë sektor.

Ministri Lluka po ashtu informoi z-njën Aliferi, rreth termocentralit “Kosova e Re” dhe masave të cilat po ndërmerren për përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Lluka dhe shefja e misionit Aliferi janë dakorduar që të vazhdojnë bashkëpunimi ekonomik në mes Kosovës e Greqisë.