Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar për marrëveshjen për zgjidhjen e çështjes së emrit së Maqedonisë mes Shkupit dhe Athinës.
Në Twitter Hoxhaj ka shkruar se ky është një lajm i madh për Ballkanin, dhe një arritje e madhe për të dy shtetet.
“Lajm i mrekullueshëm për Ballkanin marrëveshja për zgjidhjen e çështjes së emrit. Arritje e madhe për dy shtetet dhe rajonin. Urime Nikos Kotzias dhe Nikola Dimitrov”, ka shkruar Hoxhaj.
Hoxhaj vazhdimisht ka deklaruar se janë tri çështje të cilat duhet të zgjidhen para se Ballkani të anëtarësohet në BE. E para ishte kjo mes Shkupit dhe Athinës, ndërsa çështjet e mbetura të cilat duhen zgjidhur janë çështja mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe funksionalizimi i shtetit në Bosnje.
-
Kotzias: Marrëveshja me Shkupin kontribut për zhvillimin e Ballkanit
-
Thaçi e Veseli përgëzojnë liderët grekë e maqedonas për marrëveshjen për emrin
-
Thaçi përshëndet marrëveshjen për emrin e Maqedonisë
-
Haradinaj i gëzohet lajmit për marrëveshjen Maqedoni – Greqi
-
Së shpejti pritet mbledhja e përbashkët e dy qeverive Kosovë-Maqedoni e Veriut