Marrëveshja mes Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit nuk u bë për të lehtësuar hyrjen e Shkupit në BE apo NATO, deklaroi ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias për radion greke ”Sto Kokkino FM”.
“Ne e zgjidhëm mosmarrëveshjen pasi mendojmë se ajo është e mirë për Greqinë për të mos mbetur e prangosur pas historisë si edhe për t’iu bashkuar së ardhmes”, theksoi Kotzias, i cili shtoi se kjo marrëveshje do të kalonte në parlamentin grek.
”Tani që Greqia po e kalon krizën, ajo duhet ta çojë Ballkanin drejt një trajektoreje zhvillimi, te e cila do të kontribuojë edhe marrëveshje me Maqedoninë”, deklaroi ministri i Jashtëm grek.
Artikuj të ngjashëm
-
Kotzias marrëveshjen me Shkupin e vlerëson më të mirën për vendin
-
Kotzias thotë se do t’i ndihmojnë Maqedonisë në rrugën evropiane
-
Kosova përshëndet zgjidhjen e kontestit të emrit të Maqedonisë
-
Sipas Kotzias, Greqia s’do të jetë fajtore nëse nuk arrihet marrëveshja me Maqedoninë
-
Greqia me propozim për zgjidhjen e kontestit me Maqedoninë