Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ia ka kushtuar disa faqe Kosovës në librin e kujtimeve të titulluar “Unleashed”.
Siç shkruan “The Guardian”, në librin prej 772-faqesh, Johnsoni e përmend edhe kohën kur raportonte për “The Telegraph” ndërsa trupat e NATO-s hynë në Kosovë në vitin 1999.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka shkruar edhe për Libinë e Sirinë në kohën sa ishte sekretar i Jashtëm.
Kapituj të rëndësishëm i ka kushtuar pandemisë COVID-19 – në kohën e së cilës ishte kryeministër. Johnsoni shërbeu si kryeministër i Britanisë nga 2019-ta deri në vitin 2022.
Libri do të publikohet më 10 tetor, por “DailyMail” fundjavën e kaluar ka botuar disa pjesë të tij.