Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova në Forumin e Gjashtë Vjetor për sundimin e Ligjit

i Gjykatës Supreme, Enver Peci, kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, gjyqtari i Gjykatës Supreme Agim Maliqi dhe gjyqtarja e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme (DhPGjS), Manushe Karaqi, po marrin pjesë në Forumin e Gjashtë Vjetor për Sundim të Ligjit, për Evropën Juglindore, i cili po mbahet në Dubrovnik të Kroacisë, njofto n kumtesa, transmeton Koha. net.

“Fëmijët dhe Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut”, është tema bosht e këtij Forumi, gjatë të cilit po trajtohen çështje me rëndësi, nga gjyqtarët e rajonit dhe ata nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Të ndarë në grupe punuese, gjyqtarët po japin kontributin e tyre lidhur me trajtimin e temave nga fusha e mbrojtjes së fëmijëve duke u fokusuar në detyrimet e shtetit, detyrimet për ta dëgjuar fëmijën, për mbrojtjen e tyre nga dhuna apo cenimi, garancitë e veçanta për fëmijët në kuadër të sistemit të drejtësisë penale, të drejtat e fëmijëve të prindërve të burgosur etj..

Pjesë e diskutimeve, sipas agjendës, është edhe detyrimi i shtetit për të siguruar pa diskriminim regjistrimin e lindjeve, edukimin dhe kujdesin shëndetësor për fëmijët nën juridiksionin e tij.

Po ashtu, gjyqtarët nga rajoni dhe ata nga Gjykata Evropiane për të Drejta të Njeriut, janë fokusuar në çështjet e fëmijëve në lëvizje– që përfshijnë trafikimin, migrimin dhe azilin e tyre, pastaj në çështjet e të drejtës private – ku përfshihen kujdestaria, familjet atipike, zhvendosja dhe rrëmbimi etj..

Edhe Edhe Kosova pjesëmarrëse në konferencën “Terrorizmi ndërkombëtar dhe migracioni ilegal” Arbëri Edhe Kosova pjesëmarrëse në konferencën “Terrorizmi ndërkombëtar dhe migracioni ilegal”

Në përmbyllje të Forumit, grupet punuese të gjyqtarëve pjesëmarrës, do të shfaqin reflektimet e tyre rreth çështjeve të ngritura dhe praktikës gjyqësore të Strasburgut, duke evidentuar sfidat për Strasburgun dhe gjykatat kombëtare dhe trendet e fundit në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Evropë.

Po ashtu, pjesëmarrësit në forum, pritet të shqyrtojnë programet e ardhshme të trajnimit për anëtarët e gjyqësorit dhe mundësinë për bashkëpunim rajonal.